Hoxha: Dështuat në implementimin e Pakos Emergjente

11:01 | 11 Qershor 2020
V. S.

Deputet i PDK-së, Sejdi Hoxha, ka kritikuar VV-në dhe LDK-së, që sipas tij, kanë dështuar në implementimin e Pakos Emergjente.

Në seancën e rregullt të Kuvendit, Hoxha shtoi se disa biznese që janë të afërta me pushtetin kanë marrë para.

“Qeveria e ndërtuar nga LDK-VV, në mënyrë klandestine që kishte votuar buxhetin, atyre nuk iu ra ndërmend që të ndihmohen qytetarët dhe bizneset. Përveç në vonesa të pakos, ju u vonuat edhe në implementimit të saj.  Shumë biznese që kanë aplikuar, ato nuk i kanë marrë ato paga për punonjës. Disa biznese që janë të afërta me pushtetin kanë marrë para, e kjo është diskriminim. Shumë bizneseve nuk iu është mbuluar qiraja, ku kjo ka bërë probleme te qiradhënësi tek qiramarrësi, ku qiradhënësi e ka larguar”, tha Hoxha./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/561570091217639/

Shpërndaje në rrjete sociale