Ambasadorë dhe konsuj të përgjithshëm të Kosovës po vazhdojnë punën e tyre, pavarësisht se u ka skaduar mandati katërvjeçar. Kthimi i tyre në vend është i pamundur pa dekretimin nga Presidentin Thaçi.
Njohësit e çështjeve politike dhe kushtetuese thonë se Presidenti duhet të dekretojë kthimin e ambasadorëve që u ka skaduar mandati ashtu siç ishte propozuar nga qeveria e kaluar.
“Në bazë të legjislacionit në fuqi, ambasadorët politikë që janë 50 për qind e të gjithë ambasadorëve të emëruar në bazë të ligjit nga Ministria e Jashtme kanë të drejtë të shërbejnë vetëm për një mandat e që mandati i tyre është katër vite. Pas përfundimit të këtij mandati ata duhet të kthehen dhe nuk kanë të drejtë të shërbejnë për mandate tjera. Ish-ministri Konjufca ka propozuar që të gjithë ambasadorëve që u ka skaduar mandati të kthehen mirëpo deri më tani nuk ka pasur ndonjë përgjigje të çartë nga Zyra e Presidentit pse akoma nuk janë kthyer këta ambasadorë”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”.
“Presidenti e ka obligim që ambasadorëve që u skadon mandati t’i shkarkojë nga misionet diplomatike. Sa i përket riemërimit është çështje tjetër pasi varet nga performanca dhe cilësia e kryerjes së obligimeve, dhe sukseseve të treguara në këto misione”, deklaroi Riza Smaka.
Sipas të dhënave zyrtare nga faqja e Ministrisë së Jashtme, Kosova ka 31 misione diplomatike në vende të ndryshme të botës.
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...