Dy ditë para rifillimit të futbollit në Itali, pas një pushimi tre mujor të shkaktuar nga COVID-19, një rregull në kupë është ndryshuar.
Juventus dhe Milan të premten luajnë ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Kupën e Italisë, ndërsa ndeshja e parë në ‘San Siro’ ka përfunduar 1:1.
Në të kaluarën në Kupën e Italisë, nëse ndeshjet kanë përfunduar me rezultat të njëjtë, skuadra kanë shkuar në vazhdime.
Sipas rregullës së re, nëse Juventus dhe Milan barazojnë 1:1 edhe në ndeshjen e kthimit, loja nuk do të shkojë në vazhdime, por direkt në penallti.
Arsyeja për ndryshimin e këtij rregulli është bërë që lojtarët të mos angazhohen më tepër se 90 minuta, kur dihet se me rifillimin e sezonit të ri do të ketë orar të ngarkuar.
Kujtojmë se Serie A do të rikthehet në fundjavën e ardhshme, ku kanë mbetur edhe 12 xhiro deri në fund të saj.
U shkarkua si ministër, Pirro Vengu: Ishte kënaqësi ta udhëh...
Rusia gjobit me 176 milionë euro Google
Qeveria e Shqipërisë e liron nga detyra Insidor Rexhepin, ca...
Ky është 55-vjeçari Mixhen Sadiku, punëtori që humbi jetën n...
Sakrificë e jashtëzakonshme/Nëna nga Malisheva i dhuron një ...
Pas largimit nga diplomacia, Spiropali: Mirënjohja është kul...