Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në lagjen e Veternikut mes tri automjeteve.
Në këtë aksident janë përfshirë dy kamionë dhe një veturë, ku si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndime trupore tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Florie Ahmeti.
“Rreth orës 15:00 ka ndodhur aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Ferizaj, (Veterrnik). Në aksident janë përfshirë tri automjete. (Dy kamionë dhe një veturë)Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë në përgjigjen e saj Ahmeti./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër