Për muaj të tërë janë zvarritur punimet në rrugën që lidhë hyrjet-daljet e kryeqytetit, në Veternik.
Aty pothuajse çdo ditë janë shkaktuar kolona të gjata, e edhe numri i aksidenteve nuk ka qenë i vogël, shkruan arbresh.info.
E së shpejti në këtë pjesë do të filloj edhe një punim i ri. Aty do të ndërtohet një mbikalim.

Tashmë edhe është hapur tenderi për këtë projekt.
Në njoftimin për kontratë të publikuar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik thuhet se ky ndërtim do të kushtoj mbi 1 milionë euro. Shuma e planifikuar për këtë kontratë është saktësisht 1 milionë e 200 mijë euro.

Ndryshe ish ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku një muaj më parë ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për ‘hyrjen e Prishtinës’, me kryetarin e kësaj të fundit, Shpend Ahmetin.
Në njoftim thuhej se një ndër projektet ishte edhe ndërtimi i këtij mbikalimi për këmbësor.
Ky dhe të tjera projekte ishte planifikuar të kapin shifrën e 1 milion e 500 mijë eurove.
“Objekt i këtij memorandumi është realizimi i projekteve infrastrukturore, si në vijim: gjelbërimi dhe ndriçimi i urës në hyrje të qytetit të Prishtinës (lagjja “Veterniku”), ndërtimi i mbikalimit për këmbësorë në lagjen “Veterniku”, përfundimi i rrugës nacionale N2, segmenti rrugor Prishtinë, Veternik”, thuhet në njoftim.
Sipas të njëjtit njoftim ky bashkëpunim ka për qellim ngritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe bizneseve të Republikës së Kosovës./arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...