Deputeti i BDI-së, Artan Grubi për “TV24” tha se partia e tij ishte në favor të mbajtjes së zgjedhjeve më 5 korrik dhe shpreson që të gjitha partitë politike të merrnin pjesë në to, gjegjësisht të gjitha partitë që kanë dorëzuar listat për deputetë.
“Pozicioni i OBRM-PDUKM-së ishte 15 korriku, ndërsa 5 korriku është zgjidhja jonë kompromisi. Unë mendoj se të gjithë do të marrin pjesë në zgjedhje, sepse ata nuk mund të përballojnë luksin për të mos shkuar në votime, të cilat në fakt janë njohje nga institucionet dhe monitorohen nga OSBE-ODIHR. Tek bashkësia ndërkombëtare ekziston ujdia për zgjedhje të shpejtë.”
Ai shtoi se është e mundur të ndryshohet Ligji për Zgjedhjet, pra ato të zgjasin dy ose tre ditë.
“Një ditë do të votonin pensionistët, një ditë ata në izolim, ndërsa pjesa tjetër ditën e tretë është një nga zgjidhjet e mundshme, të miratuar me dekret”, tha Grubi./Telegrafi/
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, policia jep detaje
Franca do t’i nxisë 29-vjeçarët të kenë fëmijë para se...
Kryeziu: Kërkesa për 180 vjet burgim është antikushtetuese, ...
Legjenda madrilene po e konsideron largimin në fund të sezon...
Certifikohet rezultati zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
ZKA-ja auditon Sistemin Informativ për skemat pensionale në ...