U mbulohen sytë shtatoreve në shesh, nuk dihet se kush e bëri

18:14 | 9 Qershor 2020
Arbresh.info

Tri shtatoret që gjenden nëpër sheshet e Prishtinës, ajo e heroit Zahir Pajaziti, ish-Presidentit Ibrahim Rugova dhe heroit të gjithë shqiptarëve, Skënderbeu sot kanë një pamje tjetër.

Dikush ka ndërmarrë veprim që t’u mbulojë sytë e shtatoreve të tyre me faculeta të bardha.

Në disa fotografi  shihet qartë se dikush ua mbylli sytë që të treve ndoshta si simbolikë që të mos shohin atë çfarë po zhvillohet së fundi në Kosovë./indeksonline

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme