Këngëtari i njohur, Sinan Vllasaliu, është shumë i pëlqyer nga shqiptarët për zhanrin të cilin ai e këndon.
Ai është mjaft aktiv dhe i ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme, shkruan portali arbresh.info
E sot janë bërë dy vite prej kur ka ndërruar jetë legjenda e futbollit kosovar Fadil Vokrri.
Sinani përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram e ka kujtuar legjendën e futbollit me disa fjalë prekëse.

“2 vite pa legjendën e sportit. Sa shumë i mungon këtij vendi një njeri si ti. U prehtë në paqe shpirti yt!”, ka shkruar Sinan Vllasaliu duke e shoqëruar me një fotografi të tyre vite më parë.
Ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Sinani mbetet kënga “Imazh”, e cila u mirëprit nga publiku. / arbresh.info/
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...