Juventus thuhet se është takuar me reprezantuesin e mesfushorit Arthur Melo, dhe janë afër për të arritur marrëveshje.
Miralem Pjanic është i lidhur me Barcelonën, por “Zonja e Vjetër” nuk e lejon boshnjakun të largohet nëse Arthur nuk transferohet në Torino, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Corriere Torino, drejtori sportiv i “Bianconerëve”, Fabio Paratici dhe reprezantuesit e Arthur-it janë takuar dhe së shpejti mund të arrihet marrëveshje.

Thuhet se braziliani është i përgatitur për kalimin në Seria A, ndërsa është i preferuari i trajnerit Maurizio Sarri.
Për Arthur ka interesim edhe Inter, kurse Pjanic kërkohet edhe nga Manchester United e PSG./arbresh.info.
“Vetëm pak metra larg meje”: Gazetari i CNN rrëfen tmerrin k...
“O Shëndrit ku e kam gruan”, DJ Gimbo reagon me humor pasi S...
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më sh...
I dyshuari kishte armë dhe disa thika, ishte mysafir i hotel...
Breshëri plumbash në mesnatë: Sulmohet autosalloni në magjis...
Sulmi në darkën e Shtëpisë së Bardhë: I dyshuari thotë se sy...