Komuna e Vushtrrisë ka marrë vendim që të mbyllet përkohësisht çerdhja “Foleja” në këtë komunë.
Ky vendim është marrë nga Shtabi Emergjent Komunal, pas një vlerësimi të situatës epidemiologjike në këtë komunën dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të fëmijëve.
“Pas një vlerësimi të situatës epidemiologjike në komunën tonë e me qëllim të ruajtjes së shëndetit të fëmijëve, Shtabi Emergjent Komunal vendosi që përkohësisht të ndërprejë punën në çerdhen “Foleja” në Vushtrri nga nesër, e martë 09.06.2020, deri në një njoftim tjetër. Andaj njoftojmë të gjithë prindërit që mos t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe deri në një njoftim tjetër.
Sqarojmë se, deri në këtë moment nuk kemi asnjë të infektuar, as nga stafi e as nga fëmijët që kanë qenë prezentë këto ditë në çerdhe, e vetmja arsye është të ruajmë shëndetin e fëmijëve”, thuhet në njoftim. /arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...