Kryetari i Partisë Demoraktike, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me përfaqësues të biznesit në njësinë administrative nr. 9 në Tiranë.
Gjatë bashkëbisedimit me ta, Basha theksoi rëndësinë që ka për ekonominë mbështetja e duhur për bizneset.
“Të gjitha shtetet, edhe Kosova po i vazhdon subvencionet ndaj biznesit, përndryshe do të zhytet gjithçka. Po u zhytët ju, u zhyt punësimi, u zhyt konsumi, pastaj ekonomia futet në një cikël që nuk e merr dot veten. Do të vazhdojmë të jemi zëri juaj dhe, së shpejti, edhe mbështetja juaj. Duhet patjetër të keni ndihmë nga shteti. Qoftë me anulimin e taksave, qoftë me mbështetjen për pagat. Këtë po bëjnë të gjithë. Ato lekë që kemi, duhet t’i çojmë në mbështetje të biznesit”, tha Basha.
Basha u tha përfaqësuesve të biznesit që takoi se “lekët e taksave që paguani do t’i merrni
“Taksat në qiell, ndihma zero. Do ta ndryshojmë. Do të heqim edhe trarët e taksave, të çmimeve të larta e të energjisë e të naftës dhe do t‘ia heqim inspektorët nga qafa biznesit”, theksoi kreu i opozitës gjatë bashkëbisedimit më bizneset e vogla në njësinë numër 9. /a.gjonaj/j.p/
Fakte për shtetin e 121-të që e njeh Kosovën
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...