Kanë përfunduar dy ndeshje në kuadër të javës së 23-të të Superligës së Kosovës.
Ballkani ka barazuar me Drenicën në Suharekë, ndërsa më shumë se një pikë nuk ka arritur të fitojë as Gjilani ndaj Trepçës ’89, shkruan portali arbresh.info.
“Xhebrailat” dominuan tërë ndeshjen ndaj Drenicës, por pa sukses ishin para golit, ndeshje e cila përfundoi me rezultat 0-0.

Drenica arriti të shënojë, mirëpo goli u anulua nga arbitri kryesor shkaku i faullit në sulm.
Gjilani nga ana tjetër, nuk e ka shfrytëzuar barazimin e Ballkanit duke barazuar në shtëpi me Trepçën ’89 (1-1).
Fiton Hajdari në minutën e 40-të shënoi nga pika e bardhë, duke i dërguar vendasit në epërsi.

Por, mysafirët me anë të super sulmuesit Arb Manaj barazuan rezultatin në minutën e 54-të rezultat me të cilin përfundoi ndeshja.
Pas këtij barazimi, Ballkani renditët e dyta me 45 pikë, tri më shumë se Gjilani, kurse Drenica është në pozitën e shtatë me 31 pikë, derisa Trepça ’89 ndodhet në vendin e nëntë me 27 pikë./arbresh.info.
Ilir Meta mbetet në burg, rrëzohet kërkesa për zëvendësim ma...
Kurti fton qytetarët t’i bashkohen LVV si vullnetarë: Bashko...
Kosova pranon Planin e Punës për Punësim dhe Politika Social...
Irani: Kemi marrë masa për t’u përballur me bllokadën e SHBA...
Zjarr në katin e gjashtë të një banese, situata vihet nën ko...
Kos: Në BE ka vend për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndi...