Pas prishjes së koalicionit në nivel qendror, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se ka prishur koalicionin me Lidhjen Demokratike në Komunën e Prizrenit.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Anton Quni, kryetar i Degës së LDK-së në Prizren.
“Përmes një letre nga ana e kryetarit Mytaher Haskuka, jemi njoftuar se nuk ekziston më vullneti për të vazhduar koalicionin në nivel lokal”, tha ai.
Ndryshe, LDK dhe LVV edhe më herët kanë pasur disa probleme gjatë udhëheqjes së Komunës së Prizrenit.
Haskuka kishte thënë se koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren është i pakuptimtë. Kjo pasi LDK-ja nuk ka marrë pjesë në votimin për kryesues të asamblesë komunale, meqë rast koalicioni LVV-LDK e ka humbur mundësinë për ta udhëhequr asamblenë.
Me Hamzën s’u morën vesh, Kurti të hënën takohet me Abdixhik...
Kurti: Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kemi propo...
Nga Dubai në Doha, Irani ka nisur një sërë sulmesh në mbarë ...
Reagon OKB pas sulmeve SHBA-Izrael në Iran: Rrezik për konfl...
Shtëpia e Bardhë zbardh detaje nga telefonata Trump–Netanyah...
Liverpooli triumfon me rezultat të thellë ndaj West Hamit