Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 110.218, prej të cilëve 1.042 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 21.405, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1.925.346.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 711 mijë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në rreth 19,58 milionë.
Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 383.899 raste të konfirmuara dhe mbi 30 mijë viktima.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 618.554 raste, Rusia me 449.834 dhe Spanja me 287.740 raste.
Kusari Lila pranon detyrën e ministres
43-vjeçari gjendet pa shenja jete në Llapçevë të Malishevës
Kurti u takua me Sekretarin e Shtetit për Punë të Brendshme ...
Deputeti kanadez, dhëndër i Kosovës uron 18-vjetorin e Pavar...
Fondi Monetar Ndërkombëtar: Bllokadat politike ndikuan në ek...
Shqyrtohet pezullimi i paketës 1.6 miliard euro për Serbinë