Ministri i ri i Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit, Blerim Kuçi sot mori detyrën.
Ministri Kuçi detyrën e pranoi nga ushtruesi i detyrës së sekretarit të MEPTINIS-it, Irfan Lipovica.
Lipovica e ka njoftuar Ministrin Kuçi për projektet, të cilat janë realizuar, ato të cilat janë në proces dhe ato që priten të fillojnë në fushën e Teknologjisë, Energjisë, Ndërmarrjeve publike dhe Minierave.
Ministri Kuçi theksoi se do të bashkëpunojë ngushtë me stafin e ministrisë për t’i vazhduar dhe realizuar projektet që ndihmojnë zhvillimin e ekonomisë së vendit.
Ministri Kuçi me këtë rast pohoi se MEA-në e presin shumë sfida në rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit, e cila është goditur nga pandemia e Covid-19, për të cilën u shpreh i bindur se do të arrihet.
Gjermania, Turqia dhe Kina dominojnë importet e Kosovës
KQZ mban sot mbledhjen e radhës
Peja nuk udhëton në Çeki për ENBL, shkak orari i ngarkuar i ...
Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se ka anuluar më shumë...
E kryer, Carrick do ta drejtojë Manchester Unitedin deri në ...
Lufta në Ukrainë/BE përgatit paketën e 20-të të sanksioneve ...