Pandemia dhe rimëkëmbja ekonomike pas saj qëndrojnë të parat në listë e Qeverisë e re.
Të paktën kështu ka thënë vetë i pari i ekzekutivit, Avdullah Hoti në mbledhjen e parë të kabinetit.
“Prioritet i dytë është rimëkëmbja ekonomike, ku kemi masat afatshkurta për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë, dhe më pastaj edhe masat afatgjata. Ndër këto masa janë edhe zvogëlimi i barrës tatimore, për të mundësuar që bizneset ta përballojnë këtë situatë. Janë edhe disa masa për t’i ndihmuar buxhetit të familjeve në Trustin Pensional. Do të merremi edhe me rishikimin e buxhetit për të krijuar fondin për rimëkëmbjen ekonomike, për të futur fondin prej 1.2 miliardë euro. Janë të parapara në detaje edhe burimi i fondeve prej 1.2 miliardë euro. Për gjithë mandatin qeverisës kemi reformat institucionale, duke filluar nga ligji i ri për qeverinë, si dhe ligji i ri për ndërmarrjet”, tha Hoti.
Sipas Kryeministri Hoti qeveria e tij do të jetë e pakompromis në luftën kundër korrupsioni.
“Do të jemi të pakompromis ndaj luftës kundër korrupsionit. Do të angazhohemi në përmirësimin e procesit zgjedhor. Do të kujdesemi edhe për disa grupe të margjinalizuara të shoqërisë”, tha Hoti./arbresh.info/
“Shkëlqimi dhe rënia e Prishtinës” – A gab...
Hodhën granatë në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, arresto...
FIFA refuzon ndryshimin e kalendarit të Botërorit 2026, Iran...
Rasti tronditës në Lipjan, QKUK për gjendjen e 5-vjeçarit: P...
Konate rikthehet për Liverpool, dyshime për Gomez para përba...
U shpall shtet sponsor i terrorizmit – Çfarë përmban rezolut...