Një vizitë të papritur të martën pas mesnatës e kishte pasur deputeti i NISMA’s, Haxhi Shala. Atij në shtëpi në orën 01:00 i kishin shkuar dy mysafirë të paftuarë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi e kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj.
Këta dy kishin mision që ta bindnin Shalën për të ndërruar mendjen për t’i dhënë votën pro, Qeverisë së Avdullah Hotit, raporton Gazeta Express
I ftuar në Frontal deputeti Shala ka dhënë detaje për takimin që kishte pasur me Thaçin e Haradinaj.
“Për mu kanë ardh si miq të vjetër. As si kam thirre as si kamë ftu, veç kur i kam pa te shtëpia. Ata ma sqaruan edhe krizën politike. Më thanë që koalicioni varet krejt nga vota juaj. Unë iu thash që i kam bashkëluftëtar e nuk mund që t’i ktheje prapa. Unë votë për Hotin nuk kam, por votë për ju të dyve kam. Ka mujt edhe Limaj një telefonatë me ma ba, e më thanë jemi në këtë gjendje. Në Prishtinë erdhën në shpi. Më erdh mirë kur i pash dytë bashkë. Bilez unë me shaka iu thash ‘ra Albini iu bani bashkë. Kanë ardhur në ora 01 të natës e pastaj ndenjtë gogja shumë”, ka deklaruar Shala.
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...