Aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi ka nënshkruar peticionin për zgjedhje të reja.
Ai vazhdimisht ka komentuar zhvillimet politike në vend, e si duket zgjedhjet e reja po i sheh si zgjidhje të “ngërqit” politik, shkruan portali arbresh.info
Peticioni ‘Duam Zgjedhje!’ është organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje deri dje ka mbledhur mbi 45 mijë nënshkrime. LVV ka deklaruar se ky peticion t’i kthej të gjitha rekordet e nënshkrimeve të peticioneve që nga paslufta.
Këtu e keni fotografinë e aktorit teksa nënshkruan peticionin, e siguruar nga arbresh.info

Kujtojmë se mbledhja e nënshkrimeve potencialisht është paraparë që të zgjasë për 30 ditë, pra një muaj, ndërkaq pas një muaji do të publikohet numri i nënshkrimeve të mbledhura.
Peticioni do t’i dorëzohet institucioneve vendore, ndërkaq do tu dorëzohet edhe institucioneve ndërkombëtare. /arbresh.info/
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve
Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Chelseat
Zhduken katër turistë italianë në Maldive, humb jetën edhe z...