Pas afër 50 ditësh qeverisje, Albin Kurti, bashkë me kabinetin e tij, u rrëzua në Kuvendin e Kosovës.
Tash, këtë të mërkurë, Kosova u bë me Qeveri të re, e cila udhëhiqet nga Avdullah Hoti.
Ky ndërrim qeverie u bë pa shkuar në zgjedhje, gjë që edhe u kundërshtua nga Vetëvendosje e Albin Kurtit.
E nëse shihen rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit, krejt kabineti i ri qeverisës i Avdullah Hotit, i cili përbëhet nga LDK, AAK, NISMA e Lista Serbe, kanë 157 mijë e 265 vota.
Kryeministri Hoti ka 26 mijë e 94 vota.
Zëvendëskryeministrat Besnik Tahiri ka marrë 5 mijë e 247 vota, Driton Selmanaj ka 16 mijë e 222 vota e Albulena Balaj ka 4 mijë e 22 vota, ndërsa Goran Rakiq pjesë e Listes Serbe që është edhe zëvendës kryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal, nuk ka asnjë votë pasi nuk kishte dalë në zgjedhje.
Njëjtë, në zgjedhje, për të marrë votat e qytetarëve, nuk kishin dalë as ministri tjetër nga Lista Serbe, Dalibor Jevtiq dhe ministrat tjerë, Agim Veliu, Ramë Likaj, Selim Selimi dhe Meliza Haradinaj.
E, Blerim Kuçi, ministër i Ekonomisë dhe Ambientit ka 5 mijë e 511 vota, ndërsa Hykmete Bajrami, ministre e Financave ka 8 mijë e 344 vota, shkruan gazeta inFokus.
Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka 18 mijë e 350 vota e ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, ka marrë 5 mijë e 909 vota.
Anton Quni, ministër i Mbrojtjes ka marrë 31 mijë e 731 vota, ndërsa Armend Zemaj, ministër i Shëndetësisë ka marrë 10 mijë e 567 vota, derisa Skënder Reçica, ministër i Punës dhe Mirëqënies Social ka 3 mijë e 602 vota.
E Enis Kervan, ministër i Zhvillimit Rajonal ka marrë 1 mijë e 575 vota, shkruan gazeta inFokus.
Nga kjo i bie që tanimë ish-kryeministri, Albin Kurti, që kishte marrë 183 mijë e 952 vota, ka për 26 mijë e 687 vota më shumë se kryeministri i tanishëm Avdullah Hoti, bashkë me 19 anëtarët e kabinetit të tij.
E vota më shumë se Hoti bashkë me krejt kabinetin, ka edhe Vjosa Osmani e LDK-së, e cila më 6 tetor ka marrë 176 mijë e 16 vota, apo 18 mijë e 751 vota më shumë.
“Pastrimi” publikon pamje të qytetarëve që hedhin mbeturina ...
“Memories” e Gjestit emocionon Londrimin
Shtatë ankesa në PZAP lidhur me rezultatin përfundimtar të z...
FSK realizon kursin “Combat Life Saver” për kujdes mjekësor ...
“Janë të reja për ty”, “Nuk më ke parë në aksion”- Dalin bis...
“S’je mirë nga mendtë”, Hygerta e ashpër me Albën