Shumë nga qytetarët e Kosovës ende përballen me mungesa elementare për jetë.
Ndër to është edhe uji, shkruan arbresh.info.
E, në raportin “Statistikat e Ujërave në Kosovë” për vitet 2018-2019 të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), thuhet se 13.69% e popullsisë ende nuk ka pasur qasje në shërbimin e ujësjellësit publik.
Ata duhet të bëjnë zgjidhje vet për furnizim me ujë.
“Në vitin 2018 rreth 86.31 % e popullsisë së Kosovës është furnizuar me ujë nëpërmjet sistemit publikë të menaxhuara nga Kompanitë Rajonale të Ujit3, ndërsa 13.69% e popullsisë nuk ka pasur qasje në shërbimin e ujësjellësit publik”, thuhet në raport.
Ndryshe, kompanitë Rajonale që furnizojnë me ujë mbi 85% të popullsisë në Kosovë janë KRU Prishtina (Prishtinë), Hidroregjioni Jugor (Prizren), Hidrodrini (Pejë), Mitrovica (Mitrovicë), Radoniqi (Gjakovë), Hidromorava (Gjilan), Bifurkacioni (Ferizaj) dhe NPH Ibër-Lepenc./arbresh.info/
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...