Hoti bën homazhe te varri i Rugovës në ditën e parë të punës si Kryeministër

12:19 | 4 Qershor 2020
A Z

Kryeministri Avdullah Hoti pas marrjes zyrtare të detyrës së kryeministrit të Republikës së Kosovës ka bërë homazhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova.

Hoti së bashku me kabinetin të tij kanë vënë kurora lulesh tek varri i Presidentit Rugova.

Avdullah Hoti dje u votua Kryeministër me 61 vota për në Kuvendin e Kosovës, me 24 vota kundër dhe 1 abstenim.

Hotit sot nuk iu dorëzua zyrtarisht detyra nga ish-kryeministri Kurti, pasi ky i fundit nuk pranoi që të bëjë pranim-dorëzimin me ceremoni.

Shpërndaje në rrjete sociale