Një çift bashkëshortor ka përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës, pasi të njëjtit ishin rrahur mes vete, duke i shkaktuar njëri-tjetrit lëndime trupore.
Të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa pas trajtimit, i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje, ndërsa bashkëshortja e tij është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë dhe është cilësuar si dhunë në familje .
“Një mashkull dhe një femër, kosovarë (bashkëshortë), janë arrestuar për shkak se ishin rrahur ndërmjet vete, ku edhe kishin pësuar lëndime të lehta trupore. Pas trajtimit mjekësor, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia./arbresh.info
Biblioteka Kombëtare me ekspozitë `KFOR and Kosova +25`
Qindra emigrantë shpëtohen në ujërat pranë Kretës
Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK d...
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...