Presidenti i agjentëve: Lojtarëve që iu mbaron kontrata me 30 qershor, kanë të drejtë të largohen

21:43 | 3 Qershor 2020
Arbresh Info

Presidenti i agjentëve, Beppe Galli ka paralajmëruar se lojtarëve që iu skadon kontrata në fund të qershorit kanë të drejtë të mos luajnë.

Shkaku i koronavirusit në muajin mars futbolli u suspendua, ndërsa pritet të zhvillohet deri në fund të gushtit, transmeton portali arbresh.info.

Problemi është të lojtarët të cilëve iu skadon kontrata me 30 qershor, të ata që janë huazim ose kanë arritur marrëveshje t’i bashkohen ndonjë skuadre tjetër.

Sipas presidentit të agjentëve, lojtarët janë të lirë të largohen nëse duan.

“Në momente si ky, çdo lojtar të cilit i skadon kontrata me 30 qershor, mund të largohet”.

“Lojtarët si Jose Callejon mund të refuzojnë të luajnë pas 30 qershorit”, deklaroi ai.

Pritet të shihet nëse lojtarëve që iu skadon kontrata në fund të qershorit do largohen ose do luajnë deri në fund të sezonit për skuadrën, të e cila ndodhen./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme