Antonio Milloshoski nga OBRM-PDUKM sot në konferencë për shtyp kërkoi që Prokuroria të fillojë hetime pas fjalëve përfundimtare të Bojan Jovanovskit për kreun e LSDM-së, Zoran Zaev.
Ai thotë se në deklaratën e Boki 13, Zoran Zaevi ka thënë se PSP ka bërë keq që ka hapur rastin ‘Peandoria’ për shkak se Kamçev ka pasur në kontroll 3 deputetë, ndërsa Sasho Mijallkov më shumë, për të votuar ndryshimet kushtetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ajo që duhet ta them është se në telefonin e të akuzuarit të parë në rastin ‘Haraçi’ thuhet se ka mesazh më 16 prill vitin e kaluar ku ish-kryeministri Zaev i dërgon mesazh të akuzuarit të parë: ‘Ec të shihemi dhe do t’i tregojmë dëshmitë’”, tha Milloshoski.
Ai thotë se OBRM-PDUKM kërkon që të merret telefoni i Zevit për ekspertizë./
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...
Dy gola nga penalltitë, nuk sjell fitues ndeshja e parë gjys...