Lëvizja Vetëvendosje nesër do ta bëjë qëndrimin e vet se Qeveria Hoti do të jetë e paligjshme.
Kështu ka deklaruar ministri në detyrë të Punëve të Jashtme Glauk Konjufca në T7, duke shtuar se veprimin e parë që qeveria Hoti do ta marrë është heqja e reciprocitetit ndaj Serbisë.
“Votimi i qeverisë mund të ndodhë, por për ne nuk do të thotë asgjë, sepse do të konsiderohet e paligjshme dhe shumë shpejt do të përballet me protesta”, është shprehur Konjufca.
Konjufca ka hedhur poshtë mundësinë e bojkotimit të punës së Kuvendit, duke thënë se Vetëvendosje do të insistojë për zgjedhje të reja, duke mos përjashtuar as organizimin e protestave.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...