Këshilltari i Presidentit të Republikës së Kosovës, Adil Behramaj ka reaguar pas deklaratës së kryetares së Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani se zgjedhjet do t’ia rikthenin legjitimitetin institucioneve.
Behramaj, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se pasi Osmani po ndjehet jolegjitime, pse nuk po jep dorëheqje nga posti i kryetares së kuvendit.
Vjosa Osmani paska thënë që vetëm zgjedhjet do t’ia rikthenin legjitimitetin institucioneve. Në anën tjetër, ende nuk paska dhënë dorëheqje meqë po ndjehet jolegjitime! Edhe përfaqësuesit e komuniteteve po ia duan të mirën LDK-së më shumë se e përkëdhelura e tyre”, ka shkruar Behramaj./arbresh.info
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë
Ankohet qytetari, njehësori i energjisë tregon gabim orën e ...
Zbulohet magazina me drogë në Shijak, arrestohen 4 persona
Deklaroi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” se nuk flist...
Dhuna në shkolla, kërkohen masa gjithëpërfshirëse për mbrojt...