Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nëpërmjet një statusi në Twitter bëri më dije se kamionëve shqiptarë në pikën kufitare me Kosovën u ishte vendosur tarifë për të dezinfektuar kamionët.
Dhe siç shkruan TopChannel, pas statusit të Ramës është marrë vendimi për anulimin e tarifës.
Për këtë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike prej sot ka pezulluar kontratën për pagesën e tarifës prej 22 eurove për dezinfektim të mauneve që hyjnë në Republikën e Kosovës.
Këtë gjë nga MPB e kanë bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës. Dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19. Nga ky moment importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...
Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur ndajnë rrugët
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...