Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba është i hapur për t’iu bashkuar PSG-së.
Sipas Le10Sport, PSG është duke punuar që ta rrëmbejë mesfushorin nga United para Juventus e Real Madrid, transmeton portali arbresh.info.
Kontrata momentale e francezit skadon në vitin 2021 edhe pse ka mundësinë e rinovimit edhe për një sezon.
Mirëpo, thuhet se Pogba dëshiron një sfidë larg “Old Trafford” dhe “Djajtë e Kuq” do t’ia plotësojnë dëshirën duke e shitur për 89 milionë euro.

Real Madrid cilësohet si favorit, mirëpo kërkesa e Pogba për 15 milionë euro në sezon mund të shkaktojë probleme në skuadër sepse lojtarët si Sergio Ramos dhe Casemiro, iu refuzua kërkesa e tillë.
Thuhet se gjiganti francez i ka premtuar lojtarit se do e paguajnë këtë vlerë pa problem, ndërsa Pogba nuk e ka problem të kalojë në “Parkun e Princave”./arbresh.info.
Hamza: Nuk e kuptoj pse kjo urgjencë kaq e madhe për buxheti...
Kurti pas takimit me Orav: E nevojshme që sa më parë të marr...
Nagavci: Ky është buxheti më i madh që ka pasur Republika e ...
Sulmet ukrainase me dronë ndërpresin energjinë në rajonet ru...
Nis seanca e Kuvendit për buxhetin
Rama: Refuzojmë ndërhyrjen në territorin kushtetues të pusht...