Një shpërthim bombe afër qytetit verior të Somalisë ka vrarë të paktën 10 njerëz dhe plagosur 13 të tjerë, transmeton arbresh.info.
Një sulm me bombë në Somali mori në shënjestër automjetin e transportit publik në këtë vend.
Hussein Abdi Ali, shef policie në provincën Shebelle e Poshtme, tha se një sulm me bombë kishte ndodhur ndaj një minibusi që transportonte civilë duke vrarë 10 njerëz dhe plagosur 13 të tjerë.
Deri më tani askush nuk e ka pranuar përgjegjësinë e sulmit, por dihet që organizata terroriste Ash-Shabab shpesh kryen sulme të përgjakshme që synojnë forcat e sigurisë dhe civilët në këtë zonë.
Pas sulmit, ushtria somaleze bëri operacione në zonën e Shebelle e Poshtme dhe neutralizoi 18 anëtarë të organizatës terroriste Ash-Shebab./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...