Ditët e kryeministrave të Kosovës

14:05 | 1 Qershor 2020
Arbresh.info

Që nga viti 2001 kur janë mbajtur zgjedhjet e para pas luftës, Kosova ka pasur 6 kryeministra në gjithsej tetë mandate. Asnjëri prej tyre nuk ka arritur të përfundojë mandatin kushtetues prej katër vjetësh.

Pothuaj secila prej qeverive në Kosovë, të koalicioneve të ndryshme partiake, kanë hyrë në mocione mosbesimi dhe janë detyruar të dorëhiqen duke e futur Kosovën në cikle të parakohshme zgjedhore.

Kryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Bajram Rexhepi, ishte zgjedhur në vitin 2002, që në këtë pozitë të qëndrojë më tepër se dy vite e gjysmë.

Hashim Thaçi ishte kryeministri që në dy mandate arriti të mbajë më gjatë postin me mbi tre vite e gjysmë.

Kurse Ramush Haradinaj në këtë post e mbajti për 679 ditë, shkruan Arbresh.info.

Më së paku në historinë e qeverisë së Kosovës qëndroi, Albin Kurti, i cili për 50 ditë të qeverisë udhëheqë si kryeministër derisa 50 ditë të tjera si kryeministër në detyrë, shkruan Arbresh.info.

Qeveria Kurti u rrëzua pas mocionit të iniciuar nga partneri i qeverisë LDK-ja.

Kujtojmë, që asnjë kryeministër nuk e ka quar mandatin e tij deri në fund sa është edhe sipas Kushtetues së Kosovës mandat 4 vjeçar.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nëse kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale