Edhe pse na ndajnë pak orë nga nisja zyrtare e sezonit turistik, Shëngjini, një nga zonat më të frekuentuara të Shqipërisë, të jep këtë pamje.
“Duket sikur jemi në janar, nuk shohim plazh dhe çadra.”
Përpos lëvizjeve të pakta, në brezin e rërës ende nuk është vendosur asnjë shezlon, pasi operatorët turistik vijojnë të mbeten të paqartë për mënyrën sesi do të funksionojnë.
Besnik Sula, Përfaqësues i Operatoreve Turistik: Ne jemi gati si hoteleri së bashku me restorantin, por nuk na kanë dhënë asnjë informacion se çfarë do të bëhet me këtë pjesën e hapësirat publike.
Situate bëhet edhe më e vështirë, kur sytë kthehen te prenotimet e anuluara.
Sula: Nuk e di se si do ta vlerësojmë këtë pjesë për ne, që të mos paguajmë hapësirën publike.
Shpresat i kanë vetëm te hapja e kufijve tokësor me Kosovën fqinje, që mesatarisht zë 30% të pushuesve që zgjedhin Shëngjinin gjatë muajve të verës.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...