Detaje të reja kanë filluar të publikohen rreth marrëveshjes së Interit me Paris Saint-Germain në klauzolën e vendosur për Mauro Icardin, ku duhet paguar 15 milionë euro shtesë nëse ai shitet te një klub tjetër italian.
Parisienët kanë paguar 13 milionë euro për huazimin e sulmuesit argjentinas për një sezon te Nerazzurët, derisa ai shënoi 20 gola në 31 paraqitje.
Në opsion ishte përfshirë blerja me 70 milionë euro, por mediat italiane raportojnë se marrëveshja është përfunduar në shumën e 53 milionë eurove, plus 7-8 milionë bonuse.
Sidoqoftë, klauzola e re e penalizon PSG-n në shitjen e Icardit te ndonjë klub tjetër italian, ku specifikisht dyshohet të jetë kundër Juventusit.
Zonja e Vjetër e dëshiron transferimin e 27-vjeçarit qysh nga vera e kaluar, mirëpo Nerazzurët vendosën ta dërgojnë në huazim te kampioni i Ligue 1.
Kështu, Juventusi mund të transferojë atë për një shumë rreth 65-70 milionë euro, në mënyrë që të paguhet edhe klauzola e lirimit të tij.
Po transportonin drejt Greqisë 44 pako me lëndë narkotike, a...
Rikthehet Liga Unike, Ylli përballet me Apollonian
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Krye...
Administrata Trump paralajmëron veprime të reja ushtarake nd...
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet