Moderatorët e televizionit amerikan CNBC, Andrew Ross Sorkin dhe Joe Kernen u përplasën ashpër në transmetim direkt teksa diskutonin sesa serioze ishte pandemia e koroonavirusit.
Gjakrat “u ndezën” keq kur Kernen u përpoq ta minimizonte situatën dhe shifrën rekord të 100.000 vdekjeve dhe më shumë se 1.6 milion infektimeve në Shtetet e Bashkuara.
Kernen e ngacmoi duke thënë se Sorkin po tregohej shumë pesimist për tregjet, ndërsa kolegu i vuri në dukje se “shumë njerëz të zgjuar” e kishin vënë në dyshim se si mund të lulëzonte tregu i aksioneve në gjendjen aktuale të ekonomisë.
“E përse qenkan të zgjuar ata”, e pyeti me prepotencë Kernen.
“Ata u gabuan për 35%! Pse janë të zgjuar? Vetëm se shohin atë që kanë fiks përpara hundës? Kjo nuk i bën ata të zgjuar!” dhe Sorkin iu kundërpërgjigj duke ngritur zërin “Joe, ju e humbët të gjithë 100% ndërsa merrnin të tatëpjetën! Dhe keni humbur 100,000 vdekje!” edhe kur u duke se situata u qetësua, ajo u ndez përsëri dhe Sorkin bërtiti: “Ah, ju nuk ju zuri paniku fare! Vdiqën 100.000 vetë, Joe. Dhe ti nuk bëre gjë tjetër vecse ndihmove mikun tënd, presidentin! “.
Videoja bëri shumë shpejt xhiron e rrjetit, por CNBC deri tani nuk ka bërë asnjë koment mbi të.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...