FC Feronikeli si edhe klube të tjera të IPKO Superligës së Kosovës në futboll i është nënshtruar testeve për virusin SARS-CoV-2.
Të gjitha mostrat e marra nga FC Feronikeli, përfshirë ato të futbollistëve, trajnerëve dhe stafit kanë rezultuar negativ për sëmundjen CoViD-19.
Pavarësisht rezultateve, klubi do ti ndjekë në përpikmëri këshillat dhe instruksionet e IKShPK-së, për higjienë dhe dezinfektim të zhveshtoreve e mjeteve të tjera.
FC Feronikeli falënderon IKShPK-në për korrektësinë dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë kohës./arbresh.info.
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...
Haradinaj kujton viktimat e Masakrës së Belegut: Shteti që e...
Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK