Barcelona është e gatshme të shesë sulmuesin Ousmane Dembele, nëse pranojnë ndonjë ofertë me vlerë 50 milionë euro.
Francezi nuk ka luajtur në formacionin e parë të Barcelonës që nga nëntori dhe shkaku i lëndimeve nuk ka arritur të shkëlqejë në “Camp Nou”, transmeton portali arbresh.info.
Testimet e fundit kanë konfirmuar se 22-vjeçari do mungojë edhe për dy muaj, ndërsa data e fundit kur mund të rikthehet është në gusht.
Sipas Mundo Deportivo, shkaku i këtyre tri sezoneve të dobëta, klubi katalunas e ka nxjerrë në shitje lojtarin.
Thuhet se skuadrat e Premierë Ligës, si Liverpool, Manchester United, Tottenham dhe Arsenal kanë interesim, por ende s’është bërë ndonjë ofertë zyrtare./arbresh.info.
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit