Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit Hashim Thaçi, në Tv Dukagjini se familjarët e saj kanë laborator droge.
Haxhiu tha se Thaçi e ka humbur toruan.
Ajo e quajti kreun e shtetit shpifës.
E para e drejtësisë paralajmëroi padi ndaj kreut të shtetit.
“Thaçi ka humbur toruan! President shpifës që do të përgjigjet për akuzat e rënda. Ai tha se familjarët e Albulena Haxhiut kanë laborator droge! Qysh nesër do të deponojmë padi për këtë shpifës të paskrupullt. Në anën tjetër prokuroria nuk duhet të qëndroj e heshtur karshi këtyre deklaratave të tij! Duhet ta thërras për dëshmi”./arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...