Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Menaxhim Emergjent të MPBAP-së, z. Fadil Kodra priti përfaqësuesit e UNDP-së në Kosovë, me ç‘rast UNDP dhuroi 25 tabletë për AME-në.
Me këtë rast drejtori i AME-së, z. Fadil Kodra falënderoi përfaqësuesen e UNDP-së për ndihmën në këtë kohë të pandemisë me COVID-19. Ai tha se ky donacion do të përdorët për mekanizmin e koordinimit dhe mbështetjes të Qendrave Operative Emergjente 112 dhe Njësinë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit.

Ky donacion do të ndihmojë në lehtësimin e këmbimit të njoftimeve dhe mbështetjes për autoritetet lokale dhe organizatat ndërvepruese në menaxhimin e situatave.
UNDP edhe në këtë kohë të pandemisë me Covid 19 ka vazhduar të mbështesë MPBAP-në dhe agjencitë me disa donacione./arbresh.info/

Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...