Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti sot zhvilloi një bisedë me Kryeministrin e Sllovenisë, z. Janez Janša.
Në një bisedë telefonike, kryeministri në detyrë Kurti dhe kryeministrin Janša biseduan për menaxhimin e pandemisë dhe masat për rimëkëmbjen ekonomike. Sllovenia do t’i hapë kufijtë me kujdes pasi për momentin nuk ka raste të reja të infektimeve.
Nga ana e tij, Kryeministri Janša e përgëzoi Kryeministrin në detyrë Kurti për punën e mirë dhe uroi që Kosova të dalë sa më mirë nga situata e krijuar, thuhet në njoftimin e dërguar për media.
U bisedua edhe për dialogun me Serbinë. Kryeministri Janša theksoi se qëndrimet e Sllovenisë janë të qarta. Janša theksoi se nga viti i ardhshëm Sllovenia do ta ketë kryesinë e Këshillit të Bashkimit Evropian dhe shteti i tij do të përqendrohet edhe më shumë në Ballkanin Perëndimor, duke nxitur bashkëpunimin rajonal si dhe integrimin e tij në BE./arbresh.info/
Abdixhiku pas votëbesimit: U bëj thirrje të gjithëve të kthe...
Dorëhiqet Lajçaku pasi i dalin muhabetet me Epsteinin
Abdixhiku i mbijeton votëbesimit
Deklarimi për dorëheqjen e Abdixhikut, përfundon procesi i v...
Lista Serbe ankohet ndaj KQZ-së, për mosshpalljen e rezultat...
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga