Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe ka pranuar se është admirues i trajnerit Zinedine Zidane dhe që në të ardhmen të fitojë Topin e Artë.
21-vjeçari është duke shkëlqyer te gjiganti francez dhe është i lidhur me kalimin te Real Madrid, mirëpo mesa duket do t’i duhet të qëndrojë edhe një vit në “Parkun e Princave”, transmeton portali arbresh.info.
Francezi ka thënë se dëshiron të mbetet në histori, njësoi si Zidane, i cili është i suksesshëm.

“Se pari Zidane për gjithçka që ka arritur, pastaj Cristiano Ronaldo i cili është model për shumicën”.
“Zidane ka fituar shumë dhe vazhdon të jetë fitues pas një suksesi të madh. Të dy janë hyrë në histori të lojës dhe unë dua të mbetem gjithashtu në histori”, tha ai.
Ndërsa i pyetur për Topin e Artë, Mbappe tha se shpreson që në të ardhmen ta fitojë, por rëndësi më të madhe i jep PSG-së dhe Kombëtares së Francës.

“Do ishte mirë ta fitoja, por nuk është diçka që më mban zgjuar gjatë natës”.
“Nuk mendoj se unë duhet ta fitojë sezonin e ardhshëm ose pas tij, nuk ka limit se kur duhet ta fitojë”
“Gjithmonë e vendosi PSG dhe Kombëtaren si prioritet, pastaj trofetë personale fitohen nga përformancat e mia”.
“Është ambicie e madhe të fitojë Kupën evropiane dhe të jem pjesë e PSG-së që do ta fitojë për herë të parë, do ishte e veçantë”, përfundoi ai.
PSG ka arritur që në Ligën e Kampionëve të kualifikohet në çerekfinale, ndërsa trofe i cili do zhvillohet në muajin gusht./arbresh.info.
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...