Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli e sheh ideja e Vjosa Osmanit si mandatare, do ishte e shkëlqyer.
Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka shkuar se AKR s’eshte faktor, por dëshira e këtij subjekti politik ka qenë që Osmani të jetë mandatare nga radhët e LDK-së.
Pacolli e ka quajtur Rugoviste, shprehëse e vullnetit për ndryshim të brezit të ri, si dhe një person që do të përfaqësonte dhe do ekzekutonte atë nevojë për bashkim që politika dhe shoqëria kosovare ka nevojë sot, shkruan arbresh.info.
“Ideja e Vjosës mandatare ka qenë një ide e shkëlqyer. Ne si AKR, s’jemi faktor, por kjo ka qenë dëshira jonë. Rugoviste, shprehëse e vullnetit për ndryshim të brezit të ri, ajo do përfaqësonte dhe do ekzekutonte atë nevojë për bashkim që politika dhe shoqëria kosovare ka nevojë sot. Bashkimi na duhet qoftë për te adresuar problemet politike të brendshme apo ndërkombëtare, qoftë, apo dhe ato ekonomike, shëndetësore, etj”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Ideja e Vjosës mandatare ka qenë një ide e shkëlqyer. Ne si AKR, s’jemi faktor, por kjo ka qenë dëshira jonë. Rugoviste, shprehëse e vullnetit për ndryshim të brezit të ri, ajo do përfaqsonte dhe do ekzekutonte atë nevojë për bashkim që politika dhe shoqëria kosovare ka nevojë sot. Bashkimi na duhet qoftë për te adresuar problemet politike të brendshme apo ndërkombëtare, qoftë, apo dhe ato ekonomike, shëndetësore, etj.
Më pëlqyen idetë e saj për zgjidhjen e krizës. Dhe marrja në konsideratë e këtij skenari, prej një eksperte të së drejtës si Vjosa është konfirmim tjetër se zgjidhja e vetme është ajo në favor të vijimësisë së legjislaturës, pa lodhur popullin me zgjedhje të reja, ashtu si u shpreh Vjosa mbrëmë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...