Sot në Mbledhjen e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Postës së Kosovës, me propozimin e U.D. Kryeshefit Ekzekutiv, Salih Morina, u vendos për uljen e pagave 30 % për zyrtarët e lartë të kësaj ndërmarrje publike për shkak të gjendjes së rëndë financiare të saj.
“Vullnetarisht ishte deklaruar U.D. Kryeshefi Ekzekuti, Salih Morina për zbritjen e pagës së tij, nga paga që kishte: 2,500.00 €, tani me zbritje do ta ketë: 1,750.00 €”, thuhet në njoftimin për media.
Po ashtu për 3 pozitat e zyrtareve te larte: Sekretari i Postës, Zyrtari Kryesor Financiar dhe Thesarit, si dhe Zyrtari i Auditimit të Brendshëm, u vendos që nga paga që kishin: 2,100.00 €, tani me zbritje do ta kenë pagën: 1,450.00 €.
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?