Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim një grup të profesionistëve nga fusha e psikologjisë në kuadër të muajit të shëndetit mendor.
Në këtë takim u diskutua krijimi i një linje të vazhdueshme bashkëpunimi ndërmjet profesionistëve të kësaj lëmie dhe institucioneve të vendit për temat që kanë të bëjnë me shëndetin mendor.
Kryetarja Osmani ka thënë se periudha e pandemisë është shoqëruar më vështirësi edhe nga aspekti i shëndetit mendor, ndaj ka thënë se duhet marrë masa parandaluese nga pasojat eventuale të shkaktuara nga kjo situatë.
Profesionistët, ndërkaq e njoftuan kryetaren Osmani se janë marrë me trajtimin e kategorive specifike, siç janë të moshuarit apo studentët. Sipas tyre, në një shoqëri e cila dominohet nga rinia, është më rëndësi të krijohet ambient ku maksimalizohet potenciali i individit. Më tej, ata kanë thënë se pandemia ka rritur pabarazinë ndërmjet kategorive të ndryshme sociale.
Të dy palët u pajtuan se problemet e shëndetit mendor nuk duhet të trajtohen vetëm nga profesionistët, por duhet ngritur vetëdija qytetare, në mënyrë që problemet e tilla ta marrin vëmendjen e duhur nga ana e institucioneve.
Gjithashtu, u tha se çështjet e shëndetit mendor nuk duhet trajtuar përgjatë një muaji apo në raste krizash, por duhet të jetë preokupim i vazhdueshëm institucional.
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?