Barcelona gjatë kësaj merkato është e interesuar për të përforcuar skuadrën, ndërsa Nabil Fekir është lojtari më i fundit në listë.
Fekir verën e kaloi te Betis dhe arriti të gjejë super formë te klubi spanjoll dhe kjo ka fituar vëmendjen e gjigantëve anglez dhe italian, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Mundo Deportivo, Barcelona është admirues i francezit dhe njëri ndër drejtorët sportiv të klubit katalunas i ka treguar bordit për të.

Thuhet se drejtori sportiv ka thënë ‘Fekir është lojtar i mirë, mënyra si luan është shumë e mirë’, ndërsa Barcelona ka shtuar interesimin për lojtarin.
Barcelona gjatë verës do bëjë një ofertë për Fekir, i cili shihet si opsion më i lirë se shumica e mesfushorëve të kualitetit të lartë.
Fekir është i interesuar për kalimin te Barcelona ose Real Madrid dhe nuk mendon të largohet nga La Liga sepse është rehatuar mjaftë mirë në Sevillë./arbresh.info.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...