Kryeministri thërret në takim urgjent kabinetin e tij

14:20 | 23 Tetor 2015
Gita

Kryeministri Isa Mustafa ka thirrur në takim urgjent kabinetin e tij. Burime nga Qeveria, kanë bërë të ditur për portalin INFOKUSI, se kryeministri i ka ftuar të gjithë ministrat që të takohen nga ora 15:30 deri në 16:00 në kabinetin e tij në kryeministri.

Sipas këtij burimi, kryeministri Musfata ka ftuar ministrat e tij për një konsultim para se të shkojnë në mbledhjen e Kuvendit e cila fillon nga ora 16:00.

“Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, por takimi është ftuar që të konsultohen i gjithë kabineti para se të fillojë mbledhja e qeverisë”, ka thënë ky burim i portalit INFOKUSI.

Ndryshe, edhe sot opozita ka paralajmëruar bllokimin e seancës së Kuvendit duke insistuar që nuk do të lejojnë që të mbahet deri në realizimin e kërkesave të tyre, e që janë anulimi i marrëveshjes për Asosacionin e Komunave Serbe dhe atë të demarkacionit me Malin e Zi.

Shpërndaje në rrjete sociale