Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe katër pacientë të tjerë të cilët ishin prekur me koronavirus.
Kështu numri i të shëruarve ka shkuar në 789 gjithsej.
Nga data 8 shkurt deri dje, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.262 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.032 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Dje ishte dita e parë nga 13 marsi në Kosovë ku nuk është konfirmuar asnjë rast i ri me COVID-19.
Prej më shumë se dy muaj qytetarët po vazhdojnë të jenë të mbyllur, me një orar qarkullim prej dy orësh së fundi e më herët me vetëm një orë.
Përhapja e virusit anembanë vendit bëri që institucionet e Kosovës të ndërmarrin masa nga më të ndryshmet në mënyrë që pasojat e këtij virusi të jenë sa më të vogla në shëndetin e gjithë qytetarëve.
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve
Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Chelseat
Zhduken katër turistë italianë në Maldive, humb jetën edhe z...
Digjen 3 automjete në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qël...