Kryeministri në largim, Albin Kurti ka uruar festën e Fitër Bajramit për gjithë shqiptarët kudo që janë.
Përmes një video-mesazhi, Kurti, ka uruar gjithë qytetarët, e në veçanti, siç tha ai bashkatdhetarët, të cilët për shkak të pandemisë nuk patën mundësi të vinë në Kosovë, që bashkë me familjen e tyre ta presin këtë festë.
Urimi i plotë:
Të dashur qytetarë, të dashur besimtar mysliman me fat Fitër Bajrami!
Për një muaj në Iftar e në Syfyr, keni shtruar sofrën duke ndarë kafshatën me lutje e shpresë për një agjërim të pranueshëm.
Festa e Bajramit, është festë gëzimi, në të cilën mblidhen familjarët e miqtë për urime.
Kësaj radhe, mëngjesi i festës është më ndryshe.
E pazakonta e pandemisë u kthye në përkushtim të sakrificave të vogla, por që kontributi është i madh.
Edhe pse jeni privuar nga lutjet tuaja në xhami, mirëkuptimi që keni përcjell, është angazhim I solidaritetit për ruajtjen e shëndetit të secilit prej nesh.
Në veçanti sivjet ua uroj Fitër Bajramin bashkatdhetarëve tanë në mërgim, që nuk patën mundësi të vinë për festim në vendlindjen e tyre.
Ata vazhdojnë të na ndihmojnë shumë./arbresh.info
Ylli i Barcelonës: Ta krahasosh Yamalin me Messin është një ...
Presidenti iranian: Irani dëshiron të evitojë një luftë, Teh...
Kamberi:Miratimi i rezolutës nga Kongresi, hap i rëndësishëm...
S`ka datë për certifikim të zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Myftiu Tërnava: Jam i tronditur nga akti kriminal i djegies ...
Një propozim dashurie pritet të ndodhë sonte në Big Brother ...