Tridhjetë projekte janë planifikuar nga Komuna e Prishtinës që të realizohen brenda vitit 2020, ku përfshihen punimet në 100 rrugë ë kryeqytetit.
Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Gëzim Rafuna Mehmeti, ka thënë se prioriteti kryesor është që çdo lagje e Prishtinës të ketë infrastrukturë të moderuar.
“Komuna e Prishtinës ka projekte të mjaftueshme të cilat janë planifikuar në vitin 2019 dhe të cilat do të realizohen në vitin 2020. Kemi mbi 30 projekte, ku njëri nga projektet i cili është tenderuar mbërthen 20 rrugë. Jemi në ndërtimin e mbi 100 rrugëve në Komunën e Prishtinës. Fokusi jonë ka qenë në lagjet e Prishtinës”.
“Në Dardani jemi duke bërë asfaltimin e të gjitha rrugëve, pastaj kemi qasjen prej Dardanisë, që banorëve të iu mundësohet ta kenë qasjen në magjistralen e Mitrovicës, pastaj deri te rrethrrotullimi, sepse aty ku kanë pasur qasjen banorët e pjesës perëndimore të lagjes ka qenë vetëm kryqëzimi i Bill Clintonit në hyrjen në kurriz të Dardanisë”.
“Banorët e kanë mundësinë që të qasen edhe në dysh. Dhe kjo qasje u mundëson banorëve të Emshirit që ta përdorin nënkalimin te Stacioni i Autobusëve dhe të kenë qasje në drejtim të Mitrovicës. Jemi në çdo lagje duke u marr me ndërtimin e infrastrukturës, e cila nënkupton ndërtimin e kanalizimit fekal atmosferik si dhe shtrimin e kabllove Ipko, Kujtesa dhe Artmotion”, shtoi Mehmeti.
Drejtori Mehmeti ndër të tjera ka thënë se përveç ndërtimeve në asfaltimin e rrugëve dhe ndërtimeve të shtigjeve të biçikletave e parkingjeve, fokusi kryesor është edhe ndërtimi i parqeve dhe i shtigjeve të këmbësorëve në secilën lagje.
“Së pari kemi pasur vonesa sa i përket miratimit të buxhetit në Parlamentin e Kosovës. Ne e dimë që buxheti është miratuar në mars, deri në atë kohë nuk patëm mundësi t’i iniciojmë tenderat e projekteve. Pastaj filloi pandemia dhe janë shtyrë projektet. Ka qenë një vendim KRPP-së që çdo projekt dhe investim kapital të pezulluar për një kohë. Mirëpo për fat të mirë tashmë ka filluar inicimi i procedurave. Të gjitha projektet për vitin 2020 janë në prokurim, mirëpo do të zgjasin 3 deri në 6 muaj”.
“Kemi projektet të mjaftueshme që jemi duke i realizuar në vitin 2020 i cili konsiderohet të jetë edhe vit i infrastrukturës në çdo lagje. Kemi filluar në lagjen Ilaz Kodra ndërtimin e shtigjeve te biçikletave. Në rrugën Agim Ramdani do të ndërtohen shtigjet e biçikletave dhe emergjenca do të jetë njëkahore. Zakonisht ndërtimi i rrugës përfshinë edhe trotuaret, ku në Dardani janë të parapara edhe trotuaret, ndërtimi i shtigjeve për këmbësor dhe biçikleta” shtoi ai.
Mehmeti tha se Prishtina ka nevojë për ndërtimin e ri të kanalizimeve dhe ujësjellësit. Ai tha se prej vitit 2019 deri në vitin 2020 janë ndarë 2 milionë euro.
“Prishtina ka nevojë për ndërtimin e ri të kanalizimeve, sepse kanalizimi ka qenë i vjetër dhe nuk e përballon dot ndërtimin e ri dhe kemi bërë një investim që është bazuar në kërkesat e zhvillimit të fundit në lagjen e Muhaxherëve dhe kemi vendosur ndërtimin e kanalizmimit të ri fekal dhe ujësjellësin që po bëhen në atë lagje”.
“Në Dardani i kemi ndërtuar tri parkingje dhe dy i kemi rindërtuar. Për vitin 2019 i kemi ndarë 2 milion, ku këto kontrata janë në realizim e sipër dhe poashtu për vitin 2020 janë të planifikuara këto mjete të cilat do të vazhdojnë deri në vitin 2030. Është një investim 10 vjeçar. Ndërsa sa i përket çështjes së kanalizimeve aty ku ka ndërtime të kanalizimeve nuk ka shënime”, deklaroi Mehmeti për EO.
Ai foli edhe rreth planit të mobilitetit, në të cilin parashihen ndërtimet e shtigjeve të biçikletave, ku në qershor pritet të përurohet shtegu i parë.
“Plani i mobilitetit parasheh ndërtimin e shumë shtigje të biçikletave në Komunën e Prishtinës. Në qershor do ta përurojë shtegun e parë të biçikletave në Dardani sipas planit të mobilitetit”.
“Të hyrat nuk i kemi në nivel të vitit 2011 dhe procedimi do të varet nga pjesa e të hyrave sepse 50 % e buxhetit është nga të hyrat vetanake të komunës dhe 50% nga grantet qeveritare”, përfundoi ai.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...