Ronaldo ka falënderuar Luigi Simonin për mësimet që ia ka dhënë, pasi ish trajneri i Interit ndërroi jetë të premten.
Fenomeni sezonin më të mirë tek Inter e kishte kaluar në drejtimin e Simonit në vitet 1997/1998, duke shënuar 34 gola në të gjitha garat dhe duke fituar Kupën UEFA-s.
“Gigi Simoni nuk ishte vetëm një trajner për mua”, ka shkruar Ronaldo në Instagram, përcjell lajmi.net.
“Nëse mendoj për të sot, mendoj për atë si një njeri të mençur dhe të mirë, i cili nuk të detyroi të bësh gjëra. Përkundrazi, ai ju shpjegoi pse ato gjëra ishin të rëndësishme.
“Unë mendoj për një mësues, si në këtë foto që kemi marrë në Krishtlindje: ai ishte dirigjenti dhe ne ishim orkestra”“Kështu e kujtoj, me atë buzëqeshje, zërin e tij të qetë, këshillat e tij të çmuara. Ne mund dhe duhet të kishim fituar më shumë, por fituam së bashku, gjë që ai na predikonte gjithmonë.
“Faleminderit shef, më mësove më shumë sesa mund ta imagjinoja.”
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...