Myftiu Naim Tërnava sot do të japë mesazhin me rastin e Festës së Fitër Bajramit në selinë e Kryesisë së BIK-ut në Prishtinë.
Tashmë siç dihet, dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën më 24 maj, mirëpo për shkak të pandemisë COVID-19, kësaj radhe nuk do te falet namazi i bajramit në xhamitë e Kosovës.
Në kohën e Fitër Bajramit Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava do t’i drejtohet opinionit drejtpërdrejt me mesazhin e Bajramit, por nuk do të ketë organizim të faljes së Fitër Bajramit.
Për arsye të njëjta, pra për shkak të pandemisë, myftiu i Kosovës ka anuluar edhe pritjen tradicionale të Fitër Bajramit.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...