Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me platformën e bërë publike këtë të premte nga Presidenti Ilir Meta dhe dërguar palëve që në prill të këtij viti lidhur me koordonimin për çështjet që janë në interes të Shqipërisë.
Kreu i qeverisë ka shkruar në rrjetet sociale se Presidenti nuk i ka dorëzuar asnjë platformë, ndërsa ka shtuar se është kurdoherë i gatshëm që të ulet në tavolinë me Metën dhe opozitën për t’i diskutuar pikat për integrimin e vendit.
Platforma e presidenti Ilir Meta dërguar kreut të qeverisë, Edi Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha përmban 14 pika dhe fokusohet dy shtylla kryesore siç janë Reforma në Drejtësi dhe Reforma Zgjedhore.
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...